Është i domosdoshëm ligji për origjinën e pronës, i cili do të kërkojë informata nga secili qytetar për të dëshmuar se nga vjen prona e tij, mbi çfarë baza e ka fituar, nëse është trashëgimi, nëse e ka blerë atë ose nëse dikush ia ka dhuruar, ose edhe mbi baza të tjera. Këshilli i Evropës na mbështet, na siguroi një konsulent me të cilin do të fillojmë procesin e përgatitjes së këtij ligji, ai është ligji numër një i nevojshëm në vend, tha në konferencën e sotme për shtyp Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska. /Koha.mk/