Me rastin e jubileut Pesë vite Revolucioni i Larmë, CIVILi organizon programe drejtpërdrejt më 12 prill, me fillim në ora 12. Programi do të transmetohet në Fejsbuk faqen dhe YouTube kanalin e CIVILit. Organizata do të ftojë aktivistë të shquar për të drejtat e njeriut të cilët ishin pjesëmarrës në Revolucionin e Larmë, si dhe në shumë protesta tjera për demokraci, drejtësi, liri dhe barazi në vendin tonë.
Dita kur filloi Revolucioni i Larmë, 12 prilli, do të mbetet në kujtesën e historisë së Maqedonisë së Veriut si simbol i luftës kundër regjimit dhe diktaturës së një pushteti, që asnjëherë nuk guxon të përsëri të na ndodhë. Lufta vazhdon.
Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjitha protestat tjera, nismat dhe lëvizjet qytetare me të cilat qytetaret dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut e shprehën protestën e tyre kundër politikave dhe praktikave jodemokratike të cilit do pushtet, në cilën do kohë.
Mesazhi i CIVILit me rastin e kësaj dite është:
Lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësi, liri dhe barazi në shoqërinë tonë, vazhdon.
Kujtesa për Revolucionin e Larmë duhet të vazhdojë të jetojë si dëshmi për fuqinë e zërit të të padrejtësuarve, fuqinë e qytetareve dhe qytetarëve të cilët gjatë këtyre viteve nuk mbetën të heshtur, të shurdhër dhe të verbër kundrejt padrejtësive.
Me qëllim të shënimit të të gjitha protestave qytetare për të drejtat dhe liritë e njeriut, drejtësinë dhe barazinë, CIVILi në vitin 2018 e filloi Nismën për shënimin e 12 prillit si Ditë e mosbindjes qytetare. Nisma u dorëzua edhe në Kuvendin e RMV, por kjo më tepër ka të bëjë me qytetaret dhe qytetarët, pavarësisht nëse kjo datë do të pranohet dhe niihet nga politikanët dhe institucionet. CIVILi do ta përsërisë propozimin për shpallje të 12 prillit si Ditë e mosbindjes qytetare, me ngjarje të posaçme para Kuvendit.
Këtë vit, në përputhje me masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona, përveç programit drejtpërdrejt, CIVILi do ta shënojë Ditën e mosbindjes qytetare me një seri tekstesh, fotografi dhe video artikuj në platformën mediatike të organizatës, e cila në kohë ishte një nga të rrallat që depërtonte në terrin mediatik të imponuar nga regjimi.
Me këtë nismë, CIVILi shpreh respektin e thellë të gjithë qytetarëve liridashës dhe që kaluan muaj dhe vite nëpër rrugët në tërë vendin, duke kërkuar respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, për të gjithë.
Ekipi i CIVILit për komunikime