Ndryshimet e Kodit Zgjedhor që parashohin identifikimin e gjurmëve të gjishtërinjëve dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale në gjysmën e dytë të muajit tetor, kanë hyrë në procedurë parlamentare. Propozimi është dorëzuar që mbrëmë me nënshkrim të deputetëve të të gjitha partive si në pushtet ashtu edhe në opozitë. Aty parashihen kushtet për votim në terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjëve si dhe procedurat se si të veprojnë organet zgjedhore nëse terminali i rregullt dhe terminali rezervë nuk punojnë, ndërsa si data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve pritet të jenë 24 ose 31 tetori.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq njoftoi se aspektet ligjore dhe teknike për zbatimin e votimit me gjurmë të gishtërinjëve, janë precizuar në kordinim me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe shton se propozimi mund të shqyrtohet që në seancën e parë plenare.
Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë
“Ai tekst i këtyre ndryshimeve është krejtësisht gati dhe mund të jetë menjëherë në seancën e parë të rradhës, varësisht nga agjenda e Kuvendit. Për këtë do të vendosë kryetari i Kuvendit, në kordinim me grupet parlamentare”.