Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të zhvillojë takime me liderët e opozitës në vend për të tejkaluar dallimet për tema të rëndësishme. Fillimisht të hënën ai do të takojë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me të cilin do të bisedojë për kodin zgjedhor.
“Do të flasim për të gjitha procedurat e bllokuara, që dje dhanë sinjal se mund t’i zgjidhim, siç ishte pranimi i menjëhershëm i kryetarit të Kuvendit dhe i shumicës parlamentare, propozimi i opozitës, që të vendoset prioritet votimi i nevojës i ligjeve që nënkuptojnë ndihmë dhe mbështetje për popullatën. Për projektet ekonomik. Më vjen mirë që me siguri të hënën të njoftojmë se është gjetur zgjidhjes mes dy subjekteve më të mëdha për kodin zgjedhor, vendosja e gjurmëve të gishtërinjve, besoj se Kuvendi do ta vendos së shpejti në rend dite, që ta zgjidhim atë çështje. Pra kemi shumë tema për të diskutuar”, deklaroi Zaev.
Ndërkaq për javën e ardhëshme, Zaev tha se do të takojë edhe liderët e opozitës shqiptare, Aleancës dhe Alternativës.
“Po. Unë do të takohem me Aleancën dhe Alternativën javën tjetër për të zgjidhur problemin e qytetarëve pa shtetësi”, tha Zaev.
Këto takime vijnë pas bllokimit të një sërë ligjesh në Kuvend nga deputetët e opozitës, si përmes bojkotimit të seancave ashtu edhe përmes dorëzimit të amendamenteve.