Komuna e Gostivarit edhe këtë vit vazhdon me traditën e orgabizimit të më shumë aktivitete për shënimin e 21 Marsit – Ditës së Ekologjisë. Nga Departamenti për mborjtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, njoftojnë se aktivitetet do të zgajsin dy ditë, do të jenë të karakterit të ndryshëm dhe me një përfshirje të gjerë të fëmijëve, të rinjve, organizatave joqeveritare dhe qytetarëve në përgjithësi.
“Aktivitetet do të fillojnë më 21 mars, e diel, me promovimin e Eko-patrullës, për të vazhduar me promovimin e aparatit mobil për matjen e ndotjes së ajrit dhe diate parë do të përmbyllet me mbjelljen e drujve. Në ditën e dytë, e hënë, do të organizohet nl punëtori me fëmijët e çerdhve dhe një me filloristët, ndërsa në aktivitetet do të përmbyllen me një aksion të gjerë për pastrimin e qytetit nga nëpunësit komunalë dhe të punësuarit në ndërmarrjet publike“, njëfton Zudi Xheli – udhehqës i Departamentit të ekologjisë.
Në njoftimin e Komunës thuhet se qëllimi i këtyre aktiviteteve është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të të gjitha grupmoshave dhe kategorive, që të ruajnë mjedisin jetësor dhe natyrën, si dhe ngritja e nivelit të mirë[mbajtjes së pastërtisë.
Komuna e Gostivarit ka publikuar edhe agjendën e plotë të aktiviteteve:
21.03.2021 (e diel)
11:00 – Promovimi i “Eko patrullës”
11:45 – Promovimi i aparatit mobil për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit, i dhënë në shfrytëzim për një kohë të caktuar testimi nga Shoqata për shërbime dhe tregti “Inform” e që më pas do të kalojë në pronësi të Komunës së Gostivarit.
12:00 – Mbjellja e drunjte (përfaqësues të disa organizata joqeveritare dhe mysafirë)
22.03.2021 (e hënë)
10:00 – Punëtori me fëmijët e çerdheve
11:00 – Punëtori me nxënësit e klasëve të para
13.00 – Aksion i gjerë për pastrimin e qytetit nga ana e administratës komunale dhe të punësuarve në Ndërmarrjet Publike Komunale (takimi i pjesëmarrësve përpara ndërtesës Komunale).