Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, pranon se furnizimi me vaksina nuk është në nivel të volitshëm, por vlerëson se mekanizmi Kovaks do të funksionojë në mënyrë adekuate. Ai sqaroi se BE dëshironte që vaksinat të sigurohen që në fillim, por vonesat i arsyetoi me vështirësitë që u paraqitën pas rritjes së numrit të të infektuarve në të gjitha vendet.
Dejvid Gir, ambasador i BE-së
“Duke patur parasyshë se edhe në kuadër të BE-së, vendet anëtare kanë vështirësi në lidhje me programet për shpërndarjen e vaksinave, numrat e infektimeve të reja po rriten dhe kjo e vështirëson edhe më shumë punën. Të mos harrojmë se BE gjithashtu funksionon në bazë të sistemit të solidaritetit dhe në këtë kontekst, do të funksionojë edhe mekanizmi Kovaks, kështu që Unioni do të bazhdojë të jep mbështetje edhe në kontekst të vaksinave, megjithatë të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ai është një proces i gjatë. Vendi juaj mund gjithmonë të shpresojë në mbështetje nga BE”.
Gir kujtoi se BE ka bërë shumë për vendin tonë në frymën e mbështetjes gjatë kohës së pandemisë duke numëruar edhe ndihmat e drejtëpërdrejta financiare veçanërisht për sistemin shëndetësor. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në qytetin e Tetovës, ku foli edhe për kontestin me Bullgarinë dhe bllokimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut për shkak të kontestit. Ai porosity se zgjidhja duhet të kërkohet në dialog dhe ajo duhet të jetë një proces i ndarë për të qenë më i lehtë.
Dejvid Gir, ambasador i BE-së
“Unë e kuptoj frustracionin për shkak të mosfillimit të bisedimeve mevendin tuaj. Në një situatë të tillë dhe në rrethana të tilla, zgjidhja më e mirë edhe rruga më e mirë përpara është të mund të ndahen përpjekjet mes dy vendeve me qëllim që të mund të arrihet deri te marrëveshja që do të jetë e pranueshme për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Kuptohet, këtë edhe e bëjnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Ata angazhohen gjithë kohës në mënyrën për të arrdhur deri te zgjidhja e pranuar dhe marrëveshja e pranuar për të dyja palët”.
Por deri në arritjen e marrëveshjes, ambasadori evropian tha se vendi duhet të vazhdojë me implementimin e procesit të reformave, si dhe angazhimeve që ka marrë nga marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.