• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Më shumë interesim për regjistrim nga diaspora në Zvicër

March 15, 2021
in INFO
Më shumë interesim për regjistrim nga diaspora në Zvicër
Share on FacebookShare on Twitter

Interesim më i madh i mërgimtarëve për t’u vetëregjistruar, është vërejtur në Zvicër, ndërkaq, interesimi më i ulët është në Kanada. Kështu bëri me dije ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tregoi se numri i të regjistruarve ka kaluar mbi 60 000. Ndërsa sot siç shtoi përfundon regjistrimi i diplomatëve dhe familjarëve të tyre në diasporë.

 

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Mesatarja tregon se në vend të parë është Zvicra me 16 000 qytetarë të vetëregjistruar, që sipas numrave të vlerësuar deri tani paraqet 1 të katërtën e qytetarëve tanë atje. Vijojnë Gjermania me rreth 10 000, Italia me 6 000 e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi”.

Ministri Osmani nuk beson se regjistrimi mund të rrezikoj shëndetin e qytetarëve. Ai tha se Enti Shtetëror i Statistikave do të punoj në pajtim me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se vendi ka përvojë në funksionim institucional në kohë pandemie, duke përmendur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.

 

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Besoj se ESHS në asnjë moment nuk do të ndërmarrë aktivitet me çka do të rrezikohej shëndeti edhe i regjistruesëve edhe i qytetarëve. ESHS do të udhëhiqet në pajtim me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Në anën tjetër ne kishim zgjedhje edhe në situatë kur kishte numra të shtuar të të infektuarëve dhe tashmë kemi përvojë, se si institucionet duhet të organizojnë dhe të veprojnë në raste pandemie”.

Mbeten edhe 35 ditë për mërgimtarët që të mund të vetëregjistrohen. Por, regjistrimi mund të bëhet edhe në periudhën nga nga 1 deri 21 prill kur dhe realizohet të realizohet regjistrimi në vend. Qytetarët të cilët janë këtu të mund t’i regjistrojnë edhe mërgimtarët nëse e kanë numrin e tyre amë.

Për interesimin e ulët të vetëregjistrimit të qytetarëve, Osmani tha se ka shumë arsye, ndër to tha se janë distanca dhe shkalla e informimit. Prandaj bëri thirrje që sa më shumë mërgimtarët të kyçen në këtë proces. Përndryshe sot është dita e 15 e regjistrimit të fazës së parë.

Next Post
Zjarr në një banesë në Tetovë, shkaku dyshohet të jetë nxehja

Zjarr në një banesë në Tetovë, shkaku dyshohet të jetë nxehja

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk