Vozisni me përgjegjësi dhe vozitni si gratë, është mesazhi që u jepet të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion për Ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsi. Mund të thuhet se edhe krahas asaj që në të kaluarën, pas timonit ka mundur të gjindet vetëm burri, sot bashkëlidhja mes burrave dhe grave shofere është pothuajse identike.
“Koha e sotme, koha e shpejtë, obligimet, amësia dhe gjithçka që e sjell dita, gratë i bëjnë të barabarta me burrat, dhe më pas edhe pjesëmarrjen në komunikacion. Diku mund të themi se raporti i pjesëmarrësve në komunikacion midis burrave dhe grave është rreth 50:50 përqind”, thotë Dejan Andonoviq nga Këshilli republikan për siguri në komunikacion (KRSK) për MIA-n.
Të dhënat tregojnë se rreth 80 përqind e numrit të përgjithshëm të aksidenteve të trafikut dhe veprave penale, përfshirë vdekjet dhe lëndimet, fatkeqësisht u përkasin burrave.
Gratë, sipas Andonoviqit, janë pjesëmarrëse më të kujdesshme në komunikacion.