• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Mijallkov dënohet me 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite të tjera

February 26, 2021
in Drejtësi, INFO
Mijallkov dënohet me 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite të tjera
Share on FacebookShare on Twitter

Ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov dënohet me 12 vite burg, pasi Gjykata Penale sot e shpalli fajtor për përgjimin masiv nga viti 2008 deri në vitin 2015, si dhe për urdhërimin për shkatërrimin e pajisjeve me të cilat është realizuar përgjimi.

Për shkatërrimin e aparaturës me 4 vite burg u dënua edhe ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, ndërsa dënime më të larta, nga 15 vite burg secili, morën dy të arratisurit, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski që aktualisht ndodhen në arrati në Greqi.

Shefi i kabinetit të Mijallkovit në kohën e përgjimeve masive, Toni Jakimovski, u dënua nga gjykata me gjashtë vite burg. Të gjithë të akuzuarit në procesin gjyqësor “Target-Fortesa” u dënuan me gjithsej 55 vite burg, ndërsa disa prej tyre që kanë qenë në pozicione më të ulta në hierarkinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, u dënuan me kusht, pasi gjykata vlerësoi se ata nuk kanë mundur as të kundërshtojnë dhe as të denoncojnë krimin, sepse kanë qenë të rrezikuar dhe të pambrojtur.

Ndërkohë me kërkesë të prokurores Lençe Ristevska, gjykata vendosi që Mijallkov të shkojë në parabugim në burgun e Shutkës, pasi prokurorja tha se ekziston rrezik se mund të arratiset, pasi MPB nuk ka pajisje për video mbikqyrje, ndërsa Mijallkov ka leje qëndrimi, adresë banimi dhe dy automjete në Pragë të Çekisë. Gjithashtu prokurorja vlerëson se falë bizneseve dhe pasurisë, Mijallkov mund të jetojë komod në arrati.

Lençe Ristevska

“Në përgjithësi jemi të kënaqur me aktgjykimin sepse u vërtetuan të gjitha dyshimet e prokrorisë. Lidhur me paraburgimin, vlerësojmë se ekziston bazë sepse ekziston rrezik real për arratisje, ndërsa sot elaboruam se kishte edhe paralajmërime të tjera se mund të arratiset. Ai ka leje për qëndrim në një shtet tjetër, masa paraburgim shtëpiak nuk mund të realizohet dhe e gjithë kjo mund të jetë në korelacion. Tek ne këto elemente e riafirmojnë qëndrimin se ekzistojnë rrethana për paraburgim” .

Avokati Lupço Shfërgovski u shpreh i pakënaqur jo vetëm nga vendimi gjyqsor por edhe nga ai për paraburgim. Paralajmëroi ankesa pasi sipas tij, mungesa e pajisjeve në MPB nuk është përgjegjësi e të akuzuarit.

Lupço Shfërgovski

“Dënimi është drakonik, jepet maksimumi për çdo akuzë. Nuk mund të gjenden rast në analet e drejtësisë ku për çdo vepër jepet dënimi maksimal me burg. Lidhur me vendimin për paraburgim mendojmë se është në kundërshtim me igjin, sepse gjatë shqiptimit të masës së paraburgimit shtëpiak, pa u shkelur detyrimi, të jepet masa e paraburgimit, mendojmë se është në kundështim me nenin 470, pasi Mijallkov është siguruar, ndodhet në paraburgim shtëpiak dhe nuk mund të arratiset”.

Në afat prej 15 ditëve palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën eApelit. Në rastin “Target-Fortesa” ishin përfshirë 12 persona, ish-zyrtarë të lartë qeveritarë, agjentë dhe drejtues e përfaqësues të agjencive të sigurisë. Skandalin e përgjimit të bisedave telefonike të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve e shumë qytetarëve të tjerë të njohur në opinionin publik si “bombat” e publikoi në fillim të vitit 2015 kryeministri Zoran Zaev, atëbotë drejtues i opozitës.

Next Post
Protesta kundër rastit “Monstra”, të lënduar dhe të arrestuar nga incidentet (FOTO+VIDEO)

Protesta kundër rastit "Monstra", të lënduar dhe të arrestuar nga incidentet (FOTO+VIDEO)

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk