Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio” gjatë ditës së sotme ka prezantuar rezultate e projektit të realizuar në kuadër të programit ERASMUS+, të cilin “Racio” e organizon në bashkëpunim me pesë organizata ndërkombëtare. Bëhet fjalë për organizatat: Liceul Tehnologic Dimitrie Lonida nga Rumania, Aksaray Universitesi nga Turqia, Viesoji Istiaga Svietimo Ir Kulturos Mobiliuju Technolgiju Institutas nga Lituania dhe Associazione Progetto Marconi nga Italia.
Tematika e projektit ka qenë: “Qëndrueshmëria dhe kompetencat e përgjegjësisë sociale për të lehtësuar inkuadrimin në punë të nxënësve të shkollave profesionale”.
Bëhet fjalë për një tematik mjaft interesante dhe e një rëndësie të veçantë për shtetet që janë në zhvillim e sipër siç është shteti ynë. Të pranishëm ishin 30 përfaqësues të institucioneve dhe kompani vendore, ndërsa gjatë bashkëbisedimit u shfaq nevoja imediate që kjo tematikë të trajtohet edhe më tej.
“Te gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me rezultatet e projektit në fjale duke falënderuar Racion për materialet dhe rezultatet e shpërndara nga projekti. Gjithashtu, të pranishmit theksuan se këto materiale janë shume te rëndësishme dhe trajnuesve profesional dhe mësimdhënësve tej mase ua lehtësojnë punën”, kanë thënë nga Qendra “Racio”.
Përndryshe kujtojmë se Qendra “Racio” në vazhdimësi është aktive në realizimin e projekteve vendore si dhe ato ndërkombëtare, në veçanti është e kyçur në projektet e programit të BE-së, Erasmus+. /Schoolture.info