• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home EuroAtlantike

Ministria e mbrojtjes i demanton lajmet e rrejshme për kthimin e specialistëve nga misioni i NATO-s

February 20, 2021
in EuroAtlantike, INFO, Integrime
Ministria e mbrojtjes i demanton lajmet e rrejshme për kthimin e specialistëve nga misioni i NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e publikimit nga disa media, për gjoja kthimin e specialistëve të ekipit të kirurgëve nga vendi ynë të cilët janë në trajnim në Norvegji, ekipi monitorues i CIVIL ju drejtua Ministrisë së Mbrojtjes me pyetje, nëse është e vërtetë kjo informatë, për çka menjëherë morëm përgjigje me të cilën demantohet lajmi i rrejshëm:

 

Deri te Ministria e mbrojtjes nuk është dëerguar ankesë nga pala norvegjeze e as kërkesë për kthimin e asnjërit nga specialistët që janë në trajnim në Norvegji. Ekipi i kirurgëve nga Maqedonia e Veriut që përbëhet prej tre specialistëve dhe dy infermiereve nga shëndetisia publike dhe një infermiere nga Qendra mjeksore ushtarake më 1 mars shkon në Avganistan, bashkë me ekupet kirurgjikale norvegjeze dhe çeke.

Ekipi mjeksor po e përfundon trajnimin specifik ushtarakë në Norvegji, me të cilin mjekët nga shëndetësia publike ballafaqohen për herë të parë dhe do të shpërndahen në pozicione në spitalin norvegjez në Kabull, Afganistan. Ekipi mjekësor prej gjashtë anëtarëve është ekipi i parë kirurgjik maqedonas që do të merr pjesë në misionin e NATO-s pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa bashkëpunimi me kolegët norvegjez të cilët janë të njohur për zhvillimin e mjeksisë ushtarake është i një rëndësie të veçantë.

Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s deri më 2028 duhet të zhvillojë aftësi të NATO-s në formën e ekipit kirurgjik që do të jetë në dispozicion si resurs i NATO-s dhe pjesëmarrja në këtë mision në Afganistan është hapi i parë për përgaditjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie – na njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes

Lajmi i rrejshëm

Lajmi i rrejshëm për ekipin kirurgjik të Maqedonisë së Veriut bazohet në manipulimin me faksimilin nga një dokument i brendshëm, i cili edhe pse nuk është i klasifikuar, sipas standardeve profesionale, nuk rekomandohet të ndahet me opinionin. Ky nuk është rasti i parë dhe shpie drejt asaj se për instalacione të caktuara partiake nuk ka rëndësi kredibiliteti dhe as siguria e shtetit të tyre.

Ekipi monitorues i CIVIL.

Next Post
Kuvendi miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës

LSDM: Shumica është stabile, PLD ka të drejtë të veprojë e pavarur nga grupi parlamentar

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk