• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Arrijnë vaksinat e para nga Sërbia, i solli Vuçiq dhe i priti Zaev

February 14, 2021
in CORONA VIRUS, INFO
Arrijnë vaksinat e para nga Sërbia, i solli Vuçiq dhe i priti Zaev
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në pikën kufitare të Tabanocës, arriti doza e parë prej 4.800 vaksinave kundër Kovid19, të prodhuesit Fajzer, të cilat erdhën nga Serbia. Ata u pritën nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ndërsa u shoqëruan personalisht nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Kryeministri Zaev, pasi falënderoi drejtuesit e vendit fqinj, foli edhe për rëndësinë e solidaritetit mes vendeve të rajonit në sfida të këtilla si pandemia kundër virusit korona.

Zoran Zaev

“Iniciativa është e presidentit Vuçiq me të cilin rregullisht kemi komunikim dhe dëshiroj ta falënderoj atë dhe kryeministren Bërnabiq dhe të gjithë njerëzit të cilët punonin gjatë gjithë këtyre ditëve. Sipas gjitha gjasave për herë të parë ndodh që të merret një leje e këtillë nga ‘Fajzer’, e cila sipas gjitha gjasave do të nënkuptojë shumë ndihmë kudo në botë përmes këtyre akteve të solidaritetit. Është shumë me rëndësi që vaksinat e para në vendin tonë mbërrin pikërisht nga Serbia mike dhe vëllazërore dhe të cilat do t’i mbulojnë të gjithë punonjësit shëndetësorë – mjekë, infermiere dhe të gjithë ata që punojnë në qendrat e kovidit përgjatë vendit”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, vonesën e arsyetoi me shkaqe të arsyeve teknike, për shkak të harmonizimit të dokumentacionit. Ai tha se marrëveshjen të cilën e kanë nënshkruar me “Fajzerin” nuk kanë pasur të drejtë në asnjë lloj mënyre t’i tjetërsojnë vaksinat.

Aleksandër Vuçiq

“Ne nuk patëm mundësi t’i sillnim të gjitha vaksinat, pasi të gjitha vendet, ndërsa edhe disa kompani në mbrojtjen e produkteve të tyre. Prandaj duhej që ‘Fajzerit’ t’i jepnim garanci të posaçme se do t’ia garantojmë mënyrën e transportimit të vaksinave dhe se vaksinat do të jenë të njëjta sikurse kur i morëm ne. Mua sot aspak nuk më përgjigjej të vija këtu, por mbrëmë e pamë se i kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe menjëherë u dëgjuam me kryeministrin Zaev dhe thashë le të takohemi që njerëzit sa më parë t’i marrin vaksinat, pasi atyre nuk u intereson nëse më vihet ose nuk më vihet mua sot. Ashtu që me të vërtetë shpejtuam dhe dhamë gjithçka nga vetja dhe u nisëm drejt kufirit që të mbërrijmë në kohë menjëherë kur morëm leje”

Pakoja me 4.500 vaksina të cilat janë të parat që arrijnë në Maqedoninë e Veriut, ishin pjesë e 8000 vaksinave të cilat vendit tonë ia premtoi Serbia. Përveç tyre, vona janë regjistruar edhe në sasitë e tjera që vendi ka kontraktuar ti blejë përmes mekanizmit Kovaks, por edhe drejtpërdrejtë nga kompanitë prodhuese.

Next Post
Gjatë vitit të pandemisë, rritet numri i divorceve

Gjatë vitit të pandemisë, rritet numri i divorceve

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk