Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e tetë të ciklit të dytë të Grupit të punës 2 – Politikë sociale dhe punësim – Kapitulli 19, në temë “Mekanizmat ligjore për rregullimin e marrëdhënieve të punës në kushte të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19: leksione të cilat i mësuam dhe leksione të cilat duhet të mësohen”.
Në këtë sesion të KNBE-MK do të bëhet fjalë për masat për përballjen me krizën shëndetësore që shkaktoi ndryshime turbulente dhe veçanërisht ishin manifestuar në sferën e ekonomisë dhe marrëdhënieve të punës, për jetëgjatësinë e pandemisë dhe pamundësisë që të parashihen rrjedhat e ardhshme të krizave të reja të kësaj natyre, të cilat e vendosin nevojën për analiza më të thella të gjendjeve në sferën e marrëdhënieve të punës, edhe atë në kuptim të kapacitetit të legjislacionit të vazhdueshëm që të rregullojë domenin në rrethanat e reja, përcaktimin e pikave kyçe që duhet të ridefinohen në rast kur puna duhet të ndërpritet me fajin e dikujt.
Pjesëmarrësit do të bisedojnë edhe për efektet e masave kompensuese të cilat i solli Qeveria, harmonizim të masave dhe mënyrës së veprimit të institucioneve dhe çështje të tjera të rëndësishme.
Në sesionin kujdes të posaçëm do t’i kushtohet përvojave nga masa – puna nga shtëpia dhe mundësitë që të krijohet legjislacioni i nevojshëm për rregullimin e kësaj materia pune. Në debat do të ndahen përvoja nga vendi ynë si dhe nga Bashkimi Evropian, gjegjësisht Sllovakia./Zhurnal/