Zaev: Është turp që 20 vjet nuk kemi regjistrim të popullsis
Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaroi sot se është turp që vendi që 20 vjet nuk ka realizuar procesin e regjistrimit të popullsisë.
Zaev njëherit bëri apel për mbështetje të këtij procesi, i cili sipas tij do të ndihmojë në krijimin e politikave ekonomike të vendit.
“Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e suksesshme të procesit të regjistrimit.
Jam i bindur se do të kemi një operacion statistikë të suksesshëm i cili do të jep rezultate të sakta të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave ekonomike, zhvillim rajonal të barabartë, mbrojtje shëndetësore e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.