Ka filluar procedura për lëshimin e dokumenteve personale me emrin e ri të shterit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Qeveria do t’u dërgojë deputetëve tekste të ndryshimeve ligjore të cilat do të përcaktojnë detyrimin e letërnjoftimeve, patentë shoferit dhe lejeve të trafikut, dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve të tjera për të shtypur emrin e ri kushtetues të shtetit.
Në njoftimin e qeverisë thuhet:
Sot, Qeveria miratoi tekstet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pasaporta të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftim dhe Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë, në mënyrë që të pajtohet me zgjidhjet ligjore në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe nga aspekti i afatit për zëvendësimin e dokumenteve ekzistuese të udhëtimit që përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” me pasaporta me emrin e ri kushtetues të vendit, duke respektuar afatin në nenin 3 të Ligjit Kushtetues për Zbatimin e Ndryshimeve nga XXXIII në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Do të dorëzohet Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Pasaporta të Qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim, si dhe Propozim-Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Siguri në Trafikun Rrugor për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një procedurë të rregullt”.