• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Wednesday, April 28, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Reagime nga bota për dhunën në kongres: Sulmohet demokracia!

January 7, 2021
in INFO
Reagime nga bota për dhunën në kongres: Sulmohet demokracia!
Share on FacebookShare on Twitter

Politikanë në mbarë botën kanë reaguar pas trazirave në Washington, e disa prej tyre folën deri dhe për “sulm ndaj demokracisë“.

“Jam vërtet i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët,” deklaroi vetë Biden, i cili e përshkroi kongresin e SHBA-së si një tempull të demokracisë.”

Të vështrosh skenat e sotme në Uashington D.C. është shokuese”, u shpreh ai. Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se “armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë.”

Edhe më i drejtpërdrejtë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në reagimin e tij tha se në Washington po sulmohej demokracia dhe se tani po duket akoma më shumë, sipas tij, sesa e ka përçarë Trump-i vendin. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se “SHBA në mbarë botën janë simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit.”

Ashpër reagoi dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili shtoi megjithatë se “demokracia amerikane ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën.”

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”. George W. Bush, lëshoi një deklaratë mbi “skenat e kaosit” në ndërtesën e Kongresit amerikan, duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu “në një republikë bananesh, jo në republikën tonë demokratike”.

Top Channel

Next Post
LSDM: 2021 do të jetë vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit

LSDM: 2021 do të jetë vit i rritjes ekonomike dhe zhvillimit

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk