Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri që shpërtheu në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Në shuarjen e flakëve mbi pesë orë u përfshinë 61 zjarrfikës dhe 18 makina kundër zjarrit. Përveç zjarrfikësve nga Strumica, ndihmuan edhe zjarrfikësit nga Radovishi, Kavadari, Shtipi dhe Vallandova. Siç njoftojnë nga njësia zjarrfikëse Strumicë, shpërthimi i zjarrit u raportua nga shërbimi i rojës në këtë qendër tregtare. Fillimisht, zjarri ka shpërthyer në pjesën ku dërgohet malli për tu përhapur me një shpejtësi të madhe në pjesët tjera të qendrës tregtare.