Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Kështu shprehet i prerë kryeministri Zoran Zaev, pas kërkesave të shumta të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në intervistën e dhënë për MIA-n, ai është shprehur se nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Ndërsa, shton se procedura e tillë do të ishte tradhti e të gjithëve që dhanë mbështetje për agjendën evropiane të vendit. Sipas Zaevit, Qeveria është stabile dhe e mbështetur nga shumica stabile në Parlament.
Zoran Zaev, kryeministër
“Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët e dhanë në politikat e kësaj qeverie ishte për shkak të qëllimit të vendosur t’i zgjidh të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe çështjen më të rëndë që e kemi me Bullgarinë. Mickoski le të shikojë në oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendojë dhe me zë le t’i përgjigjet vetes, kush është ai që me logjikë duhet të japë dorëheqje pas aq shumë mposhtjeve zgjedhore”.