Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 378 testime ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja ma KOVID-19. Raste janë evidentuar në Shkup-22, Kumanovëp2, Prilep-1, Strugë-7, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-3, Makendoski Brod-1, Resnjë-1 dhe Negotinë-1.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 526 pacientë të shëruar, ndërsa numri më i madh janë nga Shkupi, edhe atë 295 persona.
Në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën si pasoj e KOVID-19.
Numri i personave të diagnostifikuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë është 83 789, numri i pacientëve të shëruar 62 469, ndërsa numri i të vdekurve 2 522.
Numri i rasteve aktive është 18 798.