• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home Anti-Korrupsion

Vitin e ardhëshëm antikorrupsioni do të hetojë pasurinë e kryetarëve të komunave, gjykatësve dhe funksionarëve qeveritarë

December 29, 2020
in Anti-Korrupsion, Drejtësi, INFO
Vitin e ardhëshëm antikorrupsioni do të hetojë pasurinë e kryetarëve të komunave, gjykatësve dhe funksionarëve qeveritarë
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar sot planin vjetor për kontrollin e gjendjes së pasurisë dhe interesave për vitin e ardhshëm 2021, që do të realizohet në tri kuartale dhe ku do të përfshihen kryetarë komunash, gjykatës dhe funksionarë te tjerë qeveritarë. Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, sqaroi se bëhet fjalë për kritere të përpunuara objektive në të cilat do të përfshihen të gjithë gjykatësit, kryetarët e komunave dhe funksionarëve për të cilët qytetarët kanë dorëzuar ankesa, pas çka do të bëhen seleksionime dhe do të publikohen.

BILJANA IVANOVSKA

“Në kuartalin e parë, në prag të zgjedhjeve lokale do të përfshihen 15 kryetarë komunash dhe kryetari i Qytetit të Shkupit. Nuk mund t’i përfshijmë të gjithë, prandaj do të bëjmë ndonjë seleksionim varësisht nga mjetet që do i kemi në dispozicion”

Në kuartalin e dytë ajo tha se do të përfshihen gjykatësit, mes të cilëve edhe dy kryetarë gjykatash që nuk ishin prekur vitin e kaluar, ndërsa në kuartalin e tretë do të përfshihen funksionarët qeveritarë, që është edhe obligim nga GREKO. Në seancën e sotme, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e shqyrtoi dhe miratoi edhe programin vjetor për punë për vitin 2021. Katica Nikollovska, duke sqaruar programin tha se për realizimin e tij është e nevojshme që Kuvendi sa më shpejtë të miratojë strategjinë kombëtare për luftë kundër korrupsionit.

KATICA NIKOLLOVSKA

“Në program janë përfshirë aktivitete të të gjitha reparteve dhe sektorëve të komisionit. Procedim i rrjedhshëm sipas denoncimeve, si dhe rritje e bashkëpunimit me organizatat joqeveritare dhe të gjitha institucionet. Më pas, implementim i ligjit për mbrojtje të denoncuesve dhe fuqizim të kapaciteteve të Komisionit”

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kanë miratuar edhe strategjinë për menaxhim me rreziqe 2021-2023 dhe planin vjetor për furnizime publike, ku më së shumti mjete janë paraparë për softuerin e ri dhe rikonstruimin e hapësirave.

Next Post
Spitali modular në Tetovë do të jetë gati në Janar

Spitali modular në Tetovë do të jetë gati në Janar

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk