Pas diskutimeve disa orëshe midis kultivuesve të duhanit dhe kompanive grumbulluese, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, së bashku me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi Zoran Sapuriq dhe kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, sot në Prilep është arritur një marrëveshje për të përmirësuar situatën me blerjen e duhanit, njofton Europort.mk.
Nga këto diskutime maratonike është nxjerrë një përfundim, i nënshkruar nga të gjithë të pranishmit, i cili përcakton qëllimet për periudhën tjetër dhe verifikon pozicionet e përbashkëta të harmonizuara:
1. Të gjitha linjat e grumbullimit në mënyrë të pandërprerë të zhvillojnë procesin e grumbullimit të duhanit;
2. Në dy ditët e fundit ka pasur përmirësim në grumbullimin e duhanit dhe të gjithë blerësit janë dakorduar që të vazhdojnë dhe të vendosin një linjë fleksibël, duke vlerësuar realisht duhanin;
3. Çdo ditë, Ministri Hoxha do të shpallë në mënyrë transparente sasinë e blerë të duhanit dhe me çfarë çmimi është blerë;
4. Në momentin kur është grumbulluar 75% e sasisë totale, do të mbahet një mbledhje e përbashkët në të cilën do të dakordohen palët për një vendim për blerjen e duhanit të tepërt, për të cilin fillimisht ekziston pëlqimi nga kompanitë grumbulluse.
Njoftimi i plotë:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2842502779322126&id=2393985080840567