Kërkesat për kredi për linjën e tretë të kredive pa interes me grant komponentë, Kovid 3, të cilën e realizon Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut mund të parashtrohen prej sonte në mesnatë. Linja e tretë e kredive pa interes realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian përmes aktivitetit BE për Rezistencë nga programi IPA në vlerë të përgjithshme deri 30 milionë euro dhe me mbështetje buxhetore në vlerë prej 1 milion euro. Linja e kredive, siç informojnë nga Banka Zhvillimore, është për shoqata tregtare mikro dhe të vogla, tregtarë individualë dhe zejtarë puna e të cilëve është goditur nga KOVID-19, ndërsa matet përmes rënies së të ardhurave prej të paktën 20 për qind. Thirrja publike është e hapur për parashtrimin e kërkesave kredituese nga 16 dhjetori i vitit 2020 nga ora 00:01 deri më 30 dhjetor 2020 deri në orën 23:59, gjegjësisht kërkesat parashtrohen gjithsej 15 ditë.
Aplikimi, siç theksojnë, bëhet vetëm në mënyrë elektronike në adresën elektronike . Secili aplikues gjatë dorëzimit të kërkesës kredituese në lëndën e porosisë elektronike duhet ta shënojë emrin e kompanisë, qyteti dhe forma (SHPK, SHPKNJP, NT, zejtarë, etj) me shkronja latine. Për vërtetim se e-mail aplikimi ka arritur në BZHMV, aplikuesit duhet të kenë porosi automatike si përgjigje nga . Nëse nuk marrin porosi automatike, rekomandojnë që të kontrollohet adresa, si dhe të kontrollohet madhësia e dokumenteve (duhet të jetë nën 8 MB). Në ueb faqen e Bankës ka udhëzues teknike i cili duhet të ndiqet gjatë aplikimit. Përpunimi i kërkesave kredituese, theksojnë nga BZHMV do të jetë kronologjike siç kanë ardhur kërkesat kredituese në dhe do të fillojë pas përfundimit të thirrjes publike.