• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, sesioni i dytë i Konferencës së CIVILit, me pjesëmarrje të zëvendës kryeministrit Nikollovski

December 10, 2020
in INFO
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit, sesioni i dytë i Konferencës së CIVILit, me pjesëmarrje të zëvendës kryeministrit Nikollovski
Share on FacebookShare on Twitter

Temë e sesionit të dytë të konferencës së CIVILit për të drejtat e njeriut, drejtësi dhe antikorrupsion “Stacioni i ardhshëm: Evropë”, është lufta kundër korrupsionit. Pjesëmarrës janë zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Ljupço Nikollovski, analisti politik dhe profesori universitar, Sasho Ordanoski dhe profesoresha universitare, Jasna Baçovska.

Cilat janë sfidat më të mëdha për vendin tonë kur bëhet fjalë për krimin dhe korrupsionin? Çfarë arriti resori i ri i qeverisë për luftë kundër korrupsionit dhe krimit? A do ta fitojë betejën kundër korrupsionit kjo Qeveri? Parlamenti evropian publikoi studim për  fushatë dezinformatash në vendet e Ballkanit Perëndimor në të cilin tregohen emrat dhe mbiemrat e disa personave aktualë në politikë dhe media. A kanë kapacitet institucionet e vendit të luftojnë kundër kërcënimeve hibride? Çfarë do të ndërmerret në planin politik, ligjor dhe shoqëror për të korrigjuar pasojat e tmerrshme të veprimeve të këtyre individëve të renditur në Studim … janë disa nga pyetjet që pjesëmarrësit në sesionin e dytë të konferencës “Stacioni i ardhshëm –Evropë”  të cilat do të përpiqen t’u përgjigjen.

“Maqedonia e  Veriut  është në një fazë delikate të rrugës së saj të integrimit evropian. Si në mandatin e mëparshëm ashtu edhe në atë aktual, Qeveria tregohet e hapur  për publikun dhe shoqërinë civile, dhe këto ditë është dita e 100-të e Qeverisë në mandatin e ri. Kjo konferencë do të hapë çështjet kryesore në fushën e ligjit dhe drejtësisë, si dhe në luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, ne do të bëjmë një përpjekje me konferencën për të filluar një diskutim të rëndësishëm për këto çështje në publik, pavarësisht nga mashtrimet aktuale të përditshme politike dhe partiake të ngushta në rrjetet sociale. Këto janë tema që duhet të diskutohen hapur, me takt dhe me një qasje strategjike dhe profesionale, jo me populizëm, karakteristikë e një pjese të partive politike në vend “- thonë nga  ekipi organizues i CIVILit.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.

Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).

Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA),si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Next Post
CIVIL: Lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut vazhdon!

CIVIL: Lufta për të drejtat dhe liritë e njeriut vazhdon!

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk