Angazhimi i armatës në sferën e shëndetit publik dhe mbështetja nga aleatët e vendit, tregoi se sa është e rëndësishme që kur jemi në telashe të mos jemi vetëm dhe sa i rëndësishëm ishte për vendin anëtarësimi në NATO këtë vit. Kështu u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke folur për kontributin që po jepet në këtë gjendje krize, me qëllim sigurinë e shëndetit publik.
Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes
“Të hënën tashmë një numër I caktuar I mjekëve dhe motrave medicinale që kanë punuar ekskuzivisht për ushtrinë, tani tërësisht do të ndahen për kapacitetet e shëndetit publik dhe do të vendosen nëpër klinika të ndryshme, tashmë kemi siguruar autoambulanca që janë në dispozicion të ministrisë së shëndetësisë dhe shtëpive të shëndetit, ndërsa të premten, një sasi e madhe e testeve të shpejta që na u dhuruan neve nga ana e ministrisë së mbrojtjes së Norvegjisë, i ndamë me shëndetin publik.”