• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home POLLOG Gostivar

Prilepi kërkon masa shtesë, Gostivari në dilema

November 27, 2020
in Gostivar, INFO, POLLOG, REPUBLIKË
Prilepi kërkon masa shtesë, Gostivari në dilema
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prilepit, Ilija Jovanovski dhe Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkojnë ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë për mbrojtje nga pandemia me Kovid-19, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e komunës për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të përkeqësuar dhe shqetësuese.

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, megjithatë, ka dilemë rreth vendosjes së karantinës në komunë, sepse vlerëson se kjo do të kishte pasoja të rënda mbi ekonominë lokale të Gostivarit, por, si mjek, vlerëson se vendosja e masës së tillë restriktive është e domosdoshme.

“Ajo që është shqetësuese dhe alarmante është se në njëzet ditët e fundit në mënyrë drastike dhe rapide po rritet numri i të infektuarve të rinj, të hospitalizuar dhe, për fatkeqësisht, personave të vdekur. Me qëllim që ta parandalojmë këtë tendencë të frikshme të përhapjes së infektimit, Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkon ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e Komunës së Prilepit”, tha dje Jovanovski.

Kryetari i Gostivarit dje porositi se ka dilemë e cila krijohet nga funksioni kryetar i komunës dhe profesionit mjek.

“Si kryetar komune nuk jam për karantinë vetëm për shkak të mbijetesës financiare të qytetarëve. Ndërsa si mjek pa dyshim dhe është qartë, se që nesër duhet të kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria karantinë për Gostivarin. Komuna e ynë ka shumë kapacitete të fabrikave, këtu njerëzit ekzistojnë nga bizneset e vogla, dyqane për tregti, kafene dhe punëtorët kryesisht fitojnë mëditje. Do të ishte katastrofike që ato biznese të mbyllen për një muaj, pasi nuk kemi rezerva shtetërore për qëllime të tilla”, tha Taravari.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, megjithatë, paralajmëroi se nga e hëna 12 mjekë dhe 20 infermiere shtesë do t’i përforcojnë ekipet ushtarake të cilët aktualisht ndihmojnë në shëndetësi për përballje me pandeminë.

Next Post
Gjuha dhe identiteti maqedonas, nuk janë në tryezën e negociatave

Gjuha dhe identiteti maqedonas, nuk janë në tryezën e negociatave

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk