Lidhur me procesin e gazifikimit të vendit para dy deri tre javëve patëm vizitë, së bashku me kryeministrin dhe me ministra të tjerë kontrolluam aksin prej Shkupit deri në Tetovë, i cili më pas do të shkojë drejt Gostivarit, atje 65 për qind puna është e kryer. Drejt Manastirit edhe mbi 80 për qind projekti është i përfunduar. Së shpejti do të kyçemi në aksin në Greqi dhe do të kemi dy burime. Shteti ynë po bëhet lojtare serioze në tregun me gaz, sepse më pas projekti do të vazhdojë drejt Kosovës, përkatësisht do të mund t’i furnizojmë Kosovën, e më tej edhe Malin e Zi, por edhe në vend të kemi gaz çdo kund. Ky është projekt tejet i madh, i cili 25 vite nuk pati lëvizje, ndërkaq tani kemi progres serioz që do të sjellë benefite për qytetarët, ashtu që do ta ndihmojmë ekonominë, por edhe amvisëritë, thotë ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Bllagoj Boçvarski.
Lidhur me Korridorin 8, përkatësisht infrastrukturën drejt Bullgarisë, ministri deklaroi se Maqedonia e Veriut kontribuon drejt zhvillimit të marrëdhënieve dhe përmirësimin e komunikimit rrugor.
“Duhet të zhvillojmë projekte më të qarta dhe më të fuqishme infrastrukturore me Bullgarinë, pjesë e kësaj është edhe Korridori 8, nëse flasim për infrastrukturën rrugore, aksi lindor prej Shkupit deri në kufi me Bullgarinë kushton rreth 100 milionë euro, që do të thotë ne japim energji dhe kontribut për zhvillim të marrëdhënieve me Bullgarinë. Praktikisht e rehabilitojmë rrugën ekzistuese, e rregullojmë rrugën e shpejtë nga Rankovci deri në Kriva Pallankë, e cila gjithashtu do të jetë pjesë e tërë projektit. Do të thotë, investojmë 100 milionë euro në rrugë. Diku paraqiten probleme me eksproprijimin, ndonjëherë kemi stagnim, për momentin hoqi dorë një nga kompanitë kryese, por ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë nga komunikimi rrugor me Bullgarinë”, deklaroi mbrëmë ministri Boçvarski në lajmet e televizionit Sitell.