Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva konfirmoi se Bullgaria nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut, në takimin e sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Pas video-konferencës online me kolegët e saj të BE-së, Zaharieva, u tha gazetarëve se Bullgaria e ka miratuar kornizën megociuese për Shqipërinë, ndërsa jo për Maqedoninë e Veriut, sepse sipas saj, vendi ynë nuk pasqyronte kërkesat bullgare, përfshirë ato për gjuhën maqedonase dhe pakicën maqedonase.
“Ne mund të miratojmë kornizën e negociatave për Shqipërinë, sepse ne besojmë se ata kanë përmbushur shumë nga kushtet e vendosura. Bullgaria, në këtë fazë, nuk mund të miratojë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Zaharieva.