Duke besuar në qasjen multilaterale ia dolëm që të ngrihemi mbi problemet dhe bashkë me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe NATO të fillojmë të rikuperohemi. Dhe në të gjitha ato kushte thamë se është koha për dialog për të gjitha çështjet e hapura, tha kryeministri Zoran Zaev të cilit pasdite në Berlin i është dorëzuar çmimi për të drejtat e njeriut për vitin 2020 të Fondacionit “Fridrih Ebert” (FES).
Ai theksoi se paratë nga çmimi do t’i dhurojë në fondin tonë shtetëror solidar shëndetësor në luftën kundër Kovid 19.
“Vargu i parë i himnit tonë thotë “Sot mbi Maqedoninë po lind një diell i ri mbi lirinë, liria është motivi ynë dielli është frymëzimi ynë. Do të gënjeja nëse them se katër vitet e kaluar janë të lehta. Nuk janë, së pari duhej ta çlirojmë shtetin nga frenat e partizimit dhe të sjellim profesionalizëm, proces ky i cili është i madh, zgjatë dhe do të zgjasë deri në lirinë përfundimtare”, tha Zaevi, duke shtuar se e kanë rekonstruktuar ekonomin me pamje gjithëpërfshirëse të drejtë për secilin në mënyrë të barabartë, si dhe gjyqësorin e lirë.
Thekson se ka plan të shkëlqyeshëm që e realizojnë në luftën jo vetëm me virusin por edhe të gjitha implikacionet që i sjellë ai, me këtë rast, siç shprehet, duke i mbajtur në fokus të gjitha nevojat e qytetarëve.
“Të përkujtojmë në dy marrëveshjet kyçe që i arritëm me fqinjët tanë dhe me të cilët historinë e shfrytëzuam si vegël për ndërtimin e ardhmërisë, për krijimin e urave të reja të bashkëpunimit. Të drejtat e njeriut dhe e drejta e vetëvendosjes së secilit qytetar nuk mund të jenë objekt i bisedimeve diplomatike dhe marrëveshjeve. Ato janë parime të vërtetuara dhe garantuara të së drejtës publike ndërkombëtare dhe përfitimeve nga e njëjta. Prandaj, është i pamohueshëm fakti se gjuha maqedonase dhe populli maqedonas janë realitet”, tha Zaevi.
Këtë çmim ua kushtoi të gjitha gjeneratave që e ndërtuan dhe e ndërtojnë shtetin, dhe secilit që ka dhënë kontribut në formimin e themeleve të forta të paqes dhe lirisë.
“T’i nxis dhe shpresoj edhe frymëzoj gjeneratat që vijnë pas nesh. Lufta për demokraci, drejtësi shoqërore dhe ekonomike nuk është akt përfundimtar. Ajo ndryshon, përshtatet, mësohet dhe gjithmonë pa dallim të asaj se sa dikush do ta shtypë, gjithmonë del në sipërfaqe, shtoi Zaevi.
Kryetari i Fondacionit “Fridrih Ebert”, Kurt Bek, i cili ia dorëzoi çmimin”, theksoi se është nder i madh që çmimi i ndahet kryeministrit Zaev, meqë, siç bëri të ditur, viteve të fundit me vëmendje të madhe e kanë ndjekur se çfarë ka bërë ai për vendin.
“Për angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të gjitha vendimet e rëndësishme që i morët nevojitet guxim”, tha Bek duke iu drejtuar kryeministrit Zaev dhe duke shtuar se ky çmim është edhe falënderim dhe inkurajim, jo vetëm për bartësin e çmimit dhe për vendin tonë, por edhe në përgjithësi për të gjitha shoqëritë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Hajko Mas në fjalimin e tij bëri të ditur se Zoran Zaevi mbjellë shpresë te një gjeneratë e tërë të cilës, siç bëri të ditur, i kishte ardhur në majë të hundës që vazhdimisht të merret me nacionalizëm dhe me një politik të orientuar më shumë drejt të kaluarës sesa drejt së ardhmes.