• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Zaev: Të gatshëm për vakcinën dhe ilaçet kundër KOVID19, mjetet janë siguruar

November 16, 2020
in CORONA VIRUS, Ekonomi, INFO
Zaev: Të gatshëm për vakcinën dhe ilaçet kundër KOVID19, mjetet janë siguruar
Share on FacebookShare on Twitter

Janë siguruar para në Buxhet për furnizimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër KOVID-19, thanë në debatin në TVM, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i financave Fatmir Besimi.

Për vaksinat kundër Kovid-19 janë planifikuar 390 milionë denarë ose 6.7 milionë euro, ndërsa për ilaçin Remdesivir 67.5 milionë euro.

“Nga kredia me Bankën Botërore 90 milionë janë paraparë edhe për vaksinë, ndërsa në takimet vjetore po ashtu thanë se në mënyrë plotësuese do t’i japin shtetit vetëm për vaksinë. Pra, janë siguruar mjete dhe nëse nevojitet edhe më shumë, tani për tani ka mjete të mjaftueshme të parapara për vaksina”, ka thënë Besimi.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se projeksioni jonë është 800 mijë vaksina, duke dhënë edhe çmimin e disa prodhuesve- 10.47 euro për vaksinë ose për dy dozat 21 euro.

Maqedonia e Veriut është në sistemin KOVAKS përmes së cilës rezervohen vaksinat. Zaevi ka thënë se paradhënien do ta paguajmë me siguri në fillim të dhjetorit, ndërsa në vitin 2021 do të jenë edhe 390 milionë denarët ose 6.7 milionë euro.

“Nëse ka nevojë për më shumë, do të sigurojmë edhe plus para”, ka thënë Zaev. Ka thënë se edhe Qeveria e Greqisë ka porositur vaksina edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë dhe se në bisedë me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen të premten është njoftuar se KE-ja ka sjell vendim që krahas për vendet anëtare të Unionit, vaksina do të furnizohet edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Next Post
LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE penguan 16 qendra të Kovidit, që nga fillimi sillen me hipokrizi

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE penguan 16 qendra të Kovidit, që nga fillimi sillen me hipokrizi

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk