Zoran Zaevi kishte guxim politik të ecë rrugës së kompromisit, paqes dhe para së gjithash në respektin e ndërsjellë, dhe u bë ngritës i shpresës të një gjenerate të tërë e cila u lodh që vazhdimisht të merret me nacionalizëm dhe me një politikë e cila ishte konfrontuese dhe e drejtuar më shumë kah e kaluara se sa kah e ardhmja, theksoi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas në ceremoninë në Berlin në të cilën kryeministrit Zaev i ishte ndarë çmime për të drejtat e njeriut i Fondacionit “Fridrih Ebert”.
Masi përkujtoi se mandati i Zaevit filloi me një skenar të tmerrshëm kur ithtarët e një qeverie në largim sulmuan në parlament, ku sulmues të maskuar gjuanin me karrige deputetët, rriheshin gazetarë dhe sundonte kaosi.
“Paraardhësit e tij reaguan me dhunë, kryeministri në largim fliste për puç. Zgjedhjet e reja nga të cilat doli ai si fitues, ishin rezultat i të a.q. revolucion shumëngjyrësh. Zaevi u bë ngritës i shpresës së një gjenerate të tërë e cila ishte lodhur vazhdimisht duke u marrë me nacionalizëm dhe me një politikë e cila ishte konfrontuese dhe e drejtuar më shumë kah e kaluara se sa kah e ardhmja”, tha Mas.
Ai tha edhe se Zaevi ka kontribuuar për përforcimin e shtetit ligjor, lufton për gjyqësor të pavarur, kundër korrupsionit, për kthimin e demokracisë.
“27 vite nxirrte tym kontesti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe e bllokonte integrimin euroatlantik të vendit. Ministrat e atëhershëm të Punëve të Jashtme Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov kalonin netë të tëra në bisedime dhe ne vazhdimisht ishim në kontakte të afërta. Kur më 17 qershor i dhatë dorën njëri-tjetrit në Liqenin e Prespës me Aleksis Ciprasin treguat se kishit sukses që të ecni në rrugën e kompromisit, paqes dhe para së gjithash të respektit të ndërsjellë. Nga viti 2019 vendi mban emër të ri dhe për këtë Zaevi politikisht duhej të duronte rezistencë të madhe. Veçanërisht i stuhishëm u bë afrimi drejtë BE-së megjithatë nuk ishte aq shpejtë siç kishte shpresë dhe dukej se rruga e gjatë drejtë Evropës do të bëhet edhe më e gjatë. Pranoi kundërgoditje, por nuk e lëshoi rrugën”, tha shefi i diplomacisë gjermane duke folur për arritjet e kryeministrit Zaev.
Frytet e para të atij guximi politik, siç tha Mas, maqedonasit i morën në mars të këtij viti kur Maqedonia e Veriut u pranua në NATO si aleate e 30-të, që ishte hap i madh për vendin, por edhe për sigurinë e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Dhe në mars përfundimisht BE dha dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE-në. Krahas Marrëveshjes së Prespës gjithashtu duhet të përmendet edhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë e cila ishte nënshkruar në vitin 2017. Shenjë e mirë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut si fqinj këtë vit bashkë ndërmorrën bashkëkryesimin me Procesin e Berlinit. Në Samitin të cilin bashkërisht e organizuan javën e kaluar u arritën rezultate të rëndësishme si krijimi i tregut të përbashkët rajonal, projekt me rëndësi të madhe”, theksoi Masi.
Theksoi se për momentin po bëhen bisedime intensive për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Tha se Berlini do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut të fillojnë deri në fund të këtij viti gjatë kryesimit gjerman me BE-në.
Hajko Mas në fillim përkujtoi edhe se Zaevi është një nga të fundit të cilin e kishte parë para se të shkonte në karantinë pas takimit në Berlin para dy javëve me ministrat Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov dhe shefen e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva në të cilin kërkoheshin zgjidhje për hapjen e bisedimeve për anëtarësim dhe për kërkesat e Bulgarisë. /KOHA/