Mesazh i qartë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të punojë në agjendën evropiane dhe do të vazhdojë të kërkojë respektimin e të drejtës së vetëvendosjes, dërgoi zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në takimin e parë të sotëm me ambasadorin e ri të Francës, Siril Bomgartner.
Siç informojnë nga kabineti, Dimitrov theksoi se në dy vitet e kaluara Maqedonia e Veriut fuqishëm demonstroi përkushtimin e vetë drejt realizimit të qëllimit strategjik për anëtarësim në Union, duke ndërmarr hapa të guximshëm për tejkalimin e çështjeve bilaterale me fqinjët dhe zbatimin e reformave thelbësore në vend, para se gjithash në sferën e sundimit të ligjit dhe sqaroi se fillimi i negociatave është hap logjik për çka duhet të sigurohet fokus më i madh dhe vazhdimësi të reformave.
“Jemi fuqishëm të bindur në mbështetjen e Francës, nëse kemi parasysh se metodologjia e re e miratuar me iniciativën e Parisit, paralajmëron të gjithë të përmbahen nga keqpërdorimi i çështjeve të pazgjidhura në procesin e aderimit. Nëse BE është bashkësi vlerash, atëherë të gjithë duhet të angazhohen që ato vlera të respektohen. Kemi mundësi historike, viti që është i përmbushur me shumë sfida ta rrumbullakojmë me sukses të përbashkët”, ka thënë Dimitrov.
Në takim u potencua se Qeveria do të vazhdojë ti zbatojë reformat sepse, siç theksoi Dimitrov, pavarësisht nga sfidat, ne nuk do të heqim dorë nga qëllimi i evropianizimit thelbësor të shoqërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore të qytetarëve.
Duke i dëshiruar sukses ambasadorit në kryerjen e funksionit të ri, zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se fillimi i mandatit të tij përputhet me një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e vendit dhe shprehu besim se angazhimi i tij do të kontribuojë në suksesin e përbashkët.