Buxheti për vitin 2021 ka planifikim afatgjatë për herë të parë, më saktësisht për herë të parë paraqitet një kornizë shumëvjeçare. Gjithashtu përmban masa të përqendruara për të ndihmuar kompanitë e prekura nga kriza Covid duke siguruar mbështetjen e fuqisë punëtore, lehtësimet tatimore dhe mbështetje përmes kredive, thuhet kështu në raportin mbi rejtingun e kredisë të publikuar nga Fitch, e cila konfirmohet tekr BB + me pikëpamja negative.
Agjencia kreditore në raportin e saj nga aspekti i buxhetit thekson se deficiti buxhetor do të fillojë të ulet nga viti i ardhshëm dhe do të vazhdojë të ulet në planin afatmesëm, kështu që në vitin 2022 të ulet në 3.4%. Kjo do të ndikojë në stabilizimin e borxhit shtetërorë, gjë që agjencia pret të ndodh në vitin 2022 dhe 2023 dhe se do të përbëjë 53% të BPK-së.
Agjencia kreditore parashikon një rënie të ekonomisë maqedonase në vitin 2020 me 5% dhe rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021 dhe 2022 me rritje përkatësisht prej 3.9% dhe 4.5%. Pritjet janë që në periudhën e ardhshme investimet të rriten dhe konsumi privat do të forcohet. Nga “Fitch” theksohet se kursi i rimëkëmbjes do të varet nga rrjedha e krizës shëndetësore, më saktë nëse do të ketë masa të reja në vend që do të ndikojnë në mbylljen e kapaciteteve, por gjithashtu cila do të jetë kërkesa e jashtme duke pasur parasysh modelin ekonomik të ekonomisë maqedonase bazuar tek eksporti nga investimet e huaja direkte në vend.
“Fitch” shprehet se konfirmimi i vlerësimit të vendit detyrohet tek njëra anë nga zbatimi i politikave të qeverisjes së mirë, zhvillimit të kapitalit njerëzor, treguesve të favorshëm të klimës së biznesit, koherencës së politikës makroekonomike dhe fiskale, si dhe procesit të integrimit europian. Nga ana tjetër janë efektet negative të krizës Covid ndaj ekonomisë.