Maqedonia e Veriut tashmë edhe zyrtarisht është anëtare e 13-të e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi – BSEC.
Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani shtoi se është organizatë që përfshin dy kontinente dhe ekonomikisht lidhë mbi 350 milionë banorë.
“Dy arritje të MPJ-së, javën e kaluar me 9 nëntor RMV-ja zyrtarisht u bë anëtare e 13-të e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit Zi – BSEC. Është organizatë që përfshin dy kontinente dhe ekonomikisht lidh mbi 350 milionë banorë” theksoi Osmani.