• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home PIKËPAMJE

Nacionalizmi – degjenerim i patriotizmit

November 4, 2020
in PIKËPAMJE
Nacionalizmi – degjenerim i patriotizmit
Share on FacebookShare on Twitter

shkruan: LISA BAUTA SHAQIRI

Patriotizmi në shtetin tonë, nuk matet sipas asaj se si ne e përfaqësojmë popullin tonë në drejtim të artit, shkencës apo sportit. Nuk matet as me atë se si dhe sa kujdesemi për shoqërinë apo shtetin tonë. Dashuria ndaj popullit dhe vendit ku jetojmë nuk shprehet më me kujdesin ndaj njeri tjetrit, as me kujdesin ndaj mjedisit që na rrethon. Mund të hedhim mbeturina nëpër rrugë, madje edhe nga ballkoni i ndërtesës ku jetojmë, mund të shkatërrojmë pyjet dhe pronën publike, mund të mos e kthejmë kokën as të shohim nevojtarët, e le më të ndihmojmë.

U tjetërsuam edhe ne, edhe vlerat që si popull i kultivonim.

Patriotizmi mori dimension tjetër dhe filloi të matet sipas sasisë se urrejtjes qe ndjejmë ndaj të ndryshmëve  nga ne. Do gjejmë sa s{bën fjale fyese për të gjithë, do merremi me “shiptari” dhe “kauri”, “cincari” dhe “cigani” dhe do mbetemi në luftë se kush është më i keq se tjetri.

Në këtë mënyrë, patriotizmi  zhduket dhe i le vend të keqes që quhet  nacionalizëm.

Nacionalizmi është metodë e vjetruar për kontrollim të masës popullore përgjatë historisë. Për fat të keq, në vendin tonë, nëpërmjet mbjelljes sistematike të urrejtjes ndëretnike, vazhdon te mbetet mekanizëm me të cilin sigurohen vota në kohë të zgjedhjeve. Me dekada të tëra, ajo që përcakton cilat dy parti do formojnë qeverinë,  ishin premtimet të cilat do të jepnin rezultat më të mira në “mposhtjen” e kombësisë tjetër, dhe jo ato qe do jepnin rezultate më të mira në avancimin kulturor, intelektual, ekonomik të popullit dhe shtetit tonë.

Kur një ditë do e kuptojmë se nacionalizmi nuk na ushqen, nuk na shkollon fëmijët, as na paguan llogaritë; se bota vazhdon të eci përpara, ne nuk do dimë as si e as nga t’ia mbajmë. Sipas modelit të njëtrajtshëm të sjelljes, lejuam me inercion të vazhdojmë asaj rruge, që tani, të vijmë në situatë ku në shekullin 21 diskutojmë për nacionalizëm dhe urrejtje ndëretnike.

Sikur gjithë këtë energji ta kishim orientuar fillimisht në ngritje dhe ndërtim të popullit dhe shtetit tonë, e pastaj në bashkëpunim dhe besim të ndërsjellë me bashkëqytetarët tanë, sot, të bashkuar në dallime, do diskutonim për çështje me rëndësi globale, për të çuar botën  dhe njerëzimin përpara!

Tani është koha, dhe sigurisht jemi vonë, që të ndërtojmë besim reciprok me të gjitha etnitë që jetojnë në vend.

Të bashkuar në dallime, të lirohemi nga prangat e së kaluarës dhe të punojmë në ndërtimin e një shoqërie të bashkuar, progresive dhe shteti stabil.

Të gjithë ne kemi nevojë te plakemi pranë  fëmijëve tanë. Fatkeqësisht, dëshira jonë mbetet të dërgojmë  fëmijët larg vendit, ku do kenë jetë më  të mirë edhe ata edhe pasardhësit e tyre.

Duhet të dalim nga roli i viktimës. Duhet të marrim përgjegjësinë mbi vete dhe të  fillojmë nga vetja dhe familja e ngushte.

Besoj në lirinë e bindjes si vlerë  dhe e drejtë  themelore e çdo njeriu në botë. Kuptoj madje edhe nacionalistët, ksenofobët etj. Mirëpo, nëse ne si popull dhe si shtet kemi aspirata për anëtarësim në BE, duhet të jetojmë  frymën Evropiane. Në Evropë, qytetarët janë të bashkuar në dallimet e tyre. Atje nuk do të thotë se askush nuk e do kombin e vet. Përkundrazi, ata përfaqësojnë kulturën e vet dhe pasurojnë kulturën evropiane. Krijojnë një shoqëri të larmishme, që po ta përkthejmë në gjuhë  arti, do të ishte një pikturë me shumë ngjyra, apo një vepër e Mozartit e interpretuar në piano edhe me taste të  bardhë dhe zezë!

Nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes do të na mbajë peng  i të së kaluarës, do na mbushë me energji negative dhe do na paaftësojë  fillimisht si individë, e pastaj si shoqëri dhe si shtet. Në cdo rast, dëmet dhe pasojat do ti pësojmë vetë.

U bëj thirrje prindërve, të mos ua mbartin fëmijëve dhe nipërve të tyre barrën e urrejtes ndaj të ndryshmive. Mos lejojnë e kaluara të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve të tyre. Mos e bëni të ardhmen e fëmijëve peng  të së kaluarës suaj! Fëmijët i përkasin të ardhmes, jepuni krahë të vazhdojnë përpara, sepse cdo kthim pas është dështim për ta, po edhe për ju si prindër.

Next Post
Biden i drejtohet popullit amerikan: Faleminderit që më besuat! (VIDEO)

Biden i drejtohet popullit amerikan: Faleminderit që më besuat! (VIDEO)

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk