Kryeministri Zoran Zaev thotë se vlerësimet e para janë se ora policore ose karantina nuk sjell rrezultate, ose sjell rrezultate të përkohshme në uljen e numrit të të infektuarve nga virusi korona, njofton drejt.mk. Por nëse ka nevojë ai thotë se do të sillet edhe kjo masë, ndërsa bën apel që qytetarët të kenë vetë kujdes dhe të mos vijë situata deri në gjendje kritike dhe në nevojën për të vendosur orë policore.
“Ora policore nuk jep rrezultate, por nëse ka nevojë do ta sjellim. Deri më tani jo, sepse e shohin ku shpërndahet virusi. Pjesa më e madhe e virusit shpërndahet nga grupimi, mosmbajtja e maskave dhe dezinfektuesve. Por rekomandimi që e dham sot pas orës 21:00 të dilet vetëm në raste nevoje është serioze. E shohim se qytetarët 90% i mbajnë maskat dhe respektojnë masat. Ndikojnë të gjitha, ndikojnë edhe dënimet, më së shumti ndikon frika. TRë gjithë jemi frikësuar, edhe unë jam frikësuar, kemi fëmijë. Kjo frikë le të na mbetet gjurmë e gjatë që të na shpëtojë. Sillemi ashtu siç sillen vendit e BE-së, nuk lëvizim në ekstreme gjatë sjelljes së vendimeve. Parashihet që nëse sillet karantin ose orë policore, mund vetëm gjatë asaj periudhe të ulen numrat, por pastaj rriten përsëri. Duhet të jemi të kujdesshëm me gjithë këtë situatë”, deklaroi Zaev në intervistën në TV Sitell.