Qeveria në seancën e sotme ka sjellë vendim për masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona:
Shkurtohet orari i punës për objektet hotelierike deri në ora 21:00, përveç për dërgesa dhe shitje të ushqimit në sportel.
Ky vendim vlen edhe për objekte gastronomike në pompa të benzinës, ndërsa përjashtoheb objektet në Aeriportet TAV në Shkup dhe Ohër.
Në seancën e sotme miratuam edhe vendun për ndalesë të grumbullimit të më shumë se 4 personave në ambient publik pas orës 21:00.
Qeveria sot solli edhe rekomandim për të gjithë qytetarët e vendit dhe të huaj në teritorin e Maqedonisë së Veriut që pas orës 21:00 të mos lëvizin në ambiente publike nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të patjetërsueshme.