Në mesin e personave të vrarë në sulmin e përgjakshëm në Vjenë të Austrisë është edhe një 21 vjeçar nga Veleshta e Strugës, raporton SHENJA. Bëhet fjalë për N. Vrenezi i cili në momentin e sulmit terrorist, sipas informacioneve ka dalë për të pirë cigare. Ai ka lindur dhe është rritur në Vjenë së bashku me familjen jetojnë në Vjenë, tregojnë burimet e TV SHENJA.
Brenda ditës priten edhe informacione shtesë në lidhje me rastin.
Kujtojmë se është konfirmuar se njëri prej sulmuesve në jenë ka prejardhje nga Çellopeku i Tetovës.
Bëhet fjalë për 20 vjeçarin Kujtim Fejzullahu. /SHENJA/