• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Mariçiq për REL: Të forcohet transparenca në gjyqsor

November 1, 2020
in Drejtësi, INFO
Mariçiq për REL: Të forcohet transparenca në gjyqsor
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri I Drejtësisë Bojan Mariçiq, në intervistën për REL, tha se tema e gjykimeve online është e pashmangshme duke parë trendet e funksionimit të institucioneve në këtë mënyrë, edhe pse sipas tij funksionimi i tillë nuk është i njejtë me kushtet e rregullta, por në mungesë të këtyre kushteve, duhet në njëfarë mënyre të funksionohet.

BOJAN MARIÇIQ, MINISTËR I DREJTËSISË

“Me hapjen e temës për gjykim online kemi për qëllim të tentojmë ta mbajmë efikasitetin e gjyqësorit, por edhe ta rrisim, të mundohemi ta bëjmë drejtësinë të kapshme për qytetarët dhe të mundësojmë që në mënyrë praktike përbërja të vazhdojë të funksionojë edhe në këto kushte… Nëse në fund do të përfundohet me digjitalizim të tërësishëm ose do të kërkohen zgjidhje të tjera, një pjesë të tyre e propozoi Prokurori Lubomir Joveski, që gjykimet të mbahen në ambient të hapur, të ketë gjykime në objekte të mëdha. Edhe ai është një opcion që nuk do ta hedhim poshtë,por nuk do ta përjashtonim si mundësi edhe atë ide për të cilën duhet të flitet me autoritetet e gjyqësorit.”

Duke folur për kritikat rreth implementimit të ligjeve në praktikë, Mariçiq tha se në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore do të punohet më shumë për implementimin e tyre, pasi siç theksoi, nuk duhet lejuar që ligjet e mira të mbeten vetëm reçeta për veprim.

BOJAN MARIÇIQ, MINISTËR I DREJTËSISË


“Mendoj se më e rëndësishme se gjithçka është që në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të kemi njëfarë përparimi të dukshëm në kuptimin e planifikimit të aktiviteteve, përshpejtim të implementimit të ligjeve dhe drejtësi efikase të cilën qytetarët do ta shohin edhe si drejtësi të qasshme për qytetarët. Mendoj se kemi mirëkuptim me këto institucione kompetente, mendoj se kemi bashkëpunim të mirë deri më tani dhe se ne nuk duam që të lejojmë që ligjet e mira të mbeten vetëm receta për veprim, pa u implementuar në praktikë. Qëllimi ynë është që vërtetë të shihet ndryshim I dukshëm dhe transformim në sistemin gjyqësorë.”

Mariçiq tha se si ministër në kabinetin e kësaj përbërjeje qeveritare, pret që Këshilli gjyqësorë dhe ai i prokurorëve publik të veprojnë në mënyrë më aktive dhe të japin rezultate të dukshme për punën e tyre. Pret nga pushteti gjyqësor që, për aq sa mundësojnë ligjet, të jenë më transparent ndaj opinionit, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre organeve gjyqësore dhe të ulet perceptimi për korrupsion eventual apo çfarëdoqoftë tjetër ndikimi. /KlanMacedonia

Next Post
Qeveria nuk planifikon të mbyll gastronominë dhe hotelierinë

Qeveria nuk planifikon të mbyll gastronominë dhe hotelierinë

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk