Vala e re e përhapjes së virusit nuk e lejon mbajtjen e mësimit me prani fizike, prandaj UNSHM tërhiqet nga një kërkesë e tillë.
Nga UNSHM sqarojnë se edhe pse kanë insistuar që në nëntor të nis mësimi i kombinuar, ata vlerësojnë se situata aktuale me pandeminë nuk e lejon një gjë të tillë.
“Momentalisht parimi i parë nuk është i plotësuar, pasi për momentin kemi mbi 8000 raste aktive dhe mbi 700 të hospitalizuar. Momentalisht me këtë periudhë është e pa mundur të implementohet kërkesa jonë e fundit që ka ngelur pa u pranuar, e që është mësimi me model të kombinuar. E ka lejuar gjendja në Gusht-Shtator, kur ne kërkonim, por tani jo” –tha Blendi Hodai nga UNSHM.
Por nga UNSHM vlerësojnë se nuk është e vërtet që mësimin online e ndjekin mbi 88% e nxënësve siç deklaron MASH.
“Një gjë që është e qartë se deklarata që, jepe ministria e arsimit është se 88% e nxënësve e ndjekin mësimin nuk janë të vërteta,është një numër pak më I vogël, dhe duhet,të mbajnë përgjegjësi. Nuk mundet që një institucion publik arsimor të ndaj informata jo të sakta” – u shpreh Hodai.
UNSHM, vlerëson se nxënësit duhet të notohen në mënyrë të njejt pa selektime, pasi sipas tyre ata që nuk e kanë ndjek mësimin onlin ju është dhënë shpjegimi i mësimit në formë të shkruar.