Instituti i Shëndetit Publik në Shkup ka rritur kapacitetet për ti bërë ballë situatës re krijuar nga fluksi i shtuar i virusit korona.
Në ISHP prej sot, krahas repartit të përhershëm, do të funksionojë edhe një repart pranimi me laborant dhe administrator me cka do të përshpejtohet procedura për marrjen e testeve për COVID-19. Në këtë mënyrë do të lirohet reparti pranues duke marrë parasysh se pacientët që vijnë për testime do të shpërndahen në dy punkte.
Punkti i ri, siç njoftojnë nga IPSH do të punojë cdo ditë nga ora 07.30 deri ora 14.00 për marrjen e strishove, kurse nga 18.00 deri 20.00 për marrjen e rezultateve.
Nga ISHP-ja njoftojnë se me hapjen e punktit të ri do të rritet numri I testimeve në nivel ditor dhe parashihet që të bëhen deri në 1000 teste në ditë, që është për 150 më shumë se deri më tani.