• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Shahpaska qetëson prindërit, pas rritjes së numrit të fëmikëve të infektuar në kopshte

October 26, 2020
in CORONA VIRUS, INFO
Shahpaska qetëson prindërit, pas rritjes së numrit të fëmikëve të infektuar në kopshte
Share on FacebookShare on Twitter

Nga hapja më 9 shtator deri më sot, në kopshte janë regjistruar 26 fëmijë dhe 83 punonjës pozitivë për koronavirus. Javën e kaluar ka pasur rritje të lehtë të rasteve pozitive, por situata në kopshte përgjithësisht është e mirë tani për tani. Monitorohet në përputhje me zhvillimin e situatës në kopshte, por përgjithësisht në vend do të merren masa të reja nëse është e nevojshme, informoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Duke ndjekur dinamikën e rasteve të reja pozitive në koronavirusin, potencoi ministrja, është e dukshme rritja e numrit të rasteve pozitive, si për fëmijët ashtu edhe për punonjësit në kopshte.

“Numri i mesatares së fundit është nga java e kaluar në periudhën nga 17-25 tetor, kur u regjistruan nëntë fëmijë të rinj pozitivë për koronavirusin dhe 40 punonjës. Për momentin, 482 fëmijë janë në izolim, ndërsa të punësuar rreth 77. Duke e ndjekur situatën në vend, ne së bashku me autoritetet shëndetësore do të bëjmë një vlerësim. MPPS i përmbledh raportet ditore në një raport javor dhe i dorëzon të dhënat në Komisionin për Sëmundjet Infektive çdo të premte për të pasur inspektim gjatë propozimit të masave të reja në lidhje me pandeminë”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Ajo shtoi se të gjithë punonjësit dhe fëmijët që ishin pozitivë janë mirë me shëndet. Në periudhën e kaluar, tha se kishte hospitalizim të një fëmije dhe një edukatori, të cilët kishin sëmundje të tjera kronike shtesë, për shkak të të cilave për atë u kujdesën në spital.

“Në përgjithësi tani për tani situata me fëmijët në kopshte është e mirë. Kryejmë inspektim dhe vlerësime se si do të veprojmë më tej”, theksoi ministrja Shahpaska.

Lidhur me kapacitetin e plotë të kopshteve, ajo informoi se ata aktualisht kujdesen për gjysmën e numrit të fëmijëve të lejuar sipas protokolleve për funksionim gjatë kushteve të pandemisë.

“Sipas protokolleve të miratuara më 29 maj kopshtet mund të kujdesen për 20718 fëmijë. Për momentin aty janë 10700 fëmijë, që do të thotë se kapacitetet në përputhje me protokollet nuk janë të mbushura. Prindërit i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i dërgojnë në kopshte”, tha Shahpaska.

Next Post
KOVID19 sot: 247 raste të reja dhe 15 viktima

KOVID19 sot: 247 raste të reja dhe 15 viktima

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk