Fillimi i sezonit të ngrohjes mund të ndryshoj në orarin e shkollave dhe mësimdhënësit ti rikthej në shtëpi. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se është e mundur që mësuesit orët e mësimit nga distanca ti mbajnë nga shtëpia me qëllim që e gjithë klasa mos të ngrohet vetëm për një mësimdhënës. Siç tha ajo, në vend që mjetet të harxhohen për ngrohje do të përdoren për IT pajise dhe për infrastrukturën e shkollës.
“Me racionalizimin e mjeteve mund të arrijmë shumë më tepër investime në infrastrukturë, në pajisje kompjuterike, në vend që mjetet financiare ti harxhojmë për ngrohjen e gjithë klasës për vetëm një mësimdhënës. Por këto janë tema për diskutim. Por, e them se një vendim të tillë do ta sjellim bashkë me kryetarët e komunave dhe për një vendim të tillë, opinioni do të njoftohet me kohë”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.
Gjithashtu, Carovska tha se këtë vit ekskursionet shkollore nuk do të mund të organizohen. Udhëzimet lidhur me këtë tashmë u janë dërguar shkollave nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.