Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se që janë propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive nesër me procedurë të shkurtër do të dërgohen në Kuvend për miratim.
Ai apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore, gjegjësisht karantinimi i plotë i shtetit.
“Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe onlain, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive”.
“Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe.