Ministria e Punëve të Brendshme që në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar aksion policor në shumë qytete të vendit. Në aksion janë të përfshirë fshatra të qytetit të Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe pjesë të Strumicës. Sipas informacioneve të TV21 janë arrestuar 10 persona. Për më shumë detaje, ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron konferencë për media në ora 13.30.