Në seancën e mbrëmshme, Qeveria miratoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Shërbimet Postare, duke njoftuar se po përgatitet terreni për shitjen e Postës së Maqedonisë, pasi ajo filloi të zhytej në humbje dhe u bë e qartë se nuk kishte asnjë shpëtim. Një studim fizibilitetit do të kryhet për të parë se cilat janë mundësitë, por në propozim është shitja e plotë apo privatizimi ose një partneritet publiko-privat.
Qeveria i obligoi zëvendës kryeministrin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, ministrin e Ekonomisë dhe drejtorin e Postave Nacionale, të nisin përgatitjen e studimit fizibiliti për mundësitë e fillimit të procedurës për ndërmarrjen e kompanisë me partneritet publik-privat ose me privatizim, që të mund të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend, sipas rregulloreve të BE-së.