• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Informata që duhet ti dini për fundjavën pa TVSH

October 4, 2020
in INFO
Informata që duhet ti dini për fundjavën pa TVSH
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava pa TVSH po afron, kjo masë e qeverisë, nga seti i katërt, ngjalli interes të madh te qytetarët.

Siç  paralajmëroi kohë më parë Qeveria, fundjava pa TVSH do të realizohet më 10, 11 dhe 12 Tetor. Në të vërtetë do të jetë fundjavë e zgjatur, prej tre ditësh, pasi fundjavës do t’i shtohet një ditë për shkak të festës së 11 Tetorit.

Kryeministri Zoran Zaev kohë më parë tha se kjo masë duhet të mbulojë më shumë se 350.000 qytetarë, përdorues të aplikacionit “MojDDV” (TVSH-ja ime). Gjatë fundjavës së zgjatur në 10-11-12 tetor, ata do të mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase ose kompjuterë dhe pajisje të tjera TI me vlerë deri në 30,000 denarë. Qytetarët do të pranojnë rimbursim të plotë të TVSH-së, që e kanë paguar, brenda pak ditësh në llogaritë e tyre, transmeton Faktor.mk.

Me këtë masë parashikohet të bëhet gjiro prej 170 milionë euro, ndërsa rreth 17 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve, nga rimbursimi i TVSH-së.

Çfarë mund të blejnë qytetarët, ku dhe sa? Ata kanë shumë paqartësi. Qeveria tha për “Faktor” se do të ketë mundësi për të bërë pyetje në një e-mail të veçantë. Në përgjithësi, që TVSH-ja të kthehet plotësisht, ata do të duhet të blejnë ndonjë prodhim të Maqedonisë – qoftë ushqim ose  ndonjë produkt të prodhuar në Maqedoni ose të marrin ndonjë shërbim në një dyqan shtëpiak – parukeri për shembull. Sidoqoftë, e gjithë TVSH-ja do të rimbursohet edhe për kompjuter ose laptop të blerë për shembull, përkatësisht gjithçka që është pajisje TI.

Por çfarë tjetër duhet të dinë qytetarët dhe në çka duhet t’i kushtojnë vëmendje?

Një nga gjërat që duhet të dihet është se dyqani ku do të bëhet pazar, do të duhet të ketë aparat fiskal, ku saktësisht përcaktohet se çka është produkt nga Maqedonia e çka është qarkullimi i produkteve nga jashtë.

Gjithashtu, për të marrë rimbursimin e plotë të TVSH-së, qytetarët do të duhet të skanojnë faturën fiskale menjëherë, përkatësisht vetëm në ato tre ditë derisa vlen fundjava pa TVSH, e jo më pas.

Përndryshe, siç dihet, për rimbursimin e rregullt të TVSH-së, afati  për të skanuar llogarinë fiskale është 10 ditët e ardhshme pasi të bëhet blerja, por për fundjavën pa TVSH, skanimi do të duhet të bëhet më 10, 11 ose 12 Tetor.

Burimi: Portalb.mk

Next Post
16 objekte hotelerike gjobiten, nuk respektuan masat mbrojtëse dhe tejkaluan orarin

16 objekte hotelerike gjobiten, nuk respektuan masat mbrojtëse dhe tejkaluan orarin

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk