• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Shënim qendror i Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore

October 1, 2020
in INFO, REPUBLIKË
Shënim qendror i Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore
Share on FacebookShare on Twitter

Prej sot deri më 7 tetor do të mbahet shënimi qendror i Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore, të cilat në vendin tonë fokusohen në temën “TrashëgiMEDIAL kulturore dhe shkollat”.

Në ato suaza, disa muze dhe institucione të tjera që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore paralajmëruan organizim të ngjarjeve me prani fizike të vizitorëve, dhe, kuptohet, me respektim të protokolleve për distancë sociale.

Në organizim të Galerisë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë u mbajtën dy punëtori kreative të titulluara “Fascinime fëmijërore 20”, inspiruar nga ekspozita “Fascinime pejsazhiste 20”  të artistit Atanas Atanasovski. Muzeu Kumanovë organizon vizitë në lokalitetin Kukullat e drunjta në f. Kuklicë dhe punëtori edukative të quajtur “Legjenda të kohës bashkëkohore”. Në përputhje me temën, Muzeu Demir Kapi do ta realizojë punëtorinë kreative “Tradita, e tanishmja, e ardhmja”, me nxënës të shkollave fillore lokale.

Në Muzeun dhe galerinë Kavadar, nesër në orën 12:00 do të hapet ekspozita “TrashëgiMEDIAL kulturore e rajonit të Kavadarit”. Muzeu më i vogël etnologjik në botë nga f. Xhepçishtë, Tetovë, përfshihet në manifestim me vendosjen e ekspozitës “Relikte fetare dhe diploma të vjetra të zejeve të harruara” dhe me organizim të debatit rreth editimit të librit “Abetarja etnologjike e Maqedonisë” më 3 tetor.

Më 6 tetor, Muzeu i Negotinës do ta hapë ekspozitën ndërkombëtare të  veprave figurative të Aleksandara Kokotoviq nga Sarajeva, BeH. Ekspozita e quajtur “Arti si katalizator për ndryshime sociale” do të vendoset në ambient të hapur, në Lapidarin para muzeut. Ditën e njejtë, në orën 13:00, në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi do të promovohet publikimi i ilustruar për fëmijë “Libri me figura i muzeut”.

Next Post
Lagarde: Na duhet një strategji për përgjigje ndaj inflacionit

Lagarde: Na duhet një strategji për përgjigje ndaj inflacionit

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk