Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se institucioni, të cilin ai e udhëheq, po vazhdon me aktivitetet për largimin e ndërtimeve pa leje, që janë nën kompteneca të tij, e janë pjesë e projektit Shkupi 2014.
“Qëndrimi im është i pandryshuar. Qyteti me këmbëngulje i kryen punët që i ka. Ato janë tre anije dhe pesë përmendore, prej të cilave një u largua, ndërsa dy prej anijeve janë në vijim e sipër për largim. Kjo është ajo që është jurisdikison i yni. Por i inkurajoj komunën Qendër dhe Ministrinë e Kulturës si institucione bartëse të këtij projekti të vazhdojnë t’i ndërmarrin këto punë, të cilat në pajtim me ligjin duhet t’i ndërmarrin, e ato janë t’i largojnë ndërtimet pa leje të quajtura Shkupi 2014”, tha Shilegov.
Nuk ka kompromis lidhur me objektet nga Shkupi 2014, thotë Shilegov dhe shton se institucioni me të cilin udhëlheq, është institucioni i vetëm, i cili deri tani ka larguar objekte të tilla.