CIVILi organizon seri panel diskutimesh dhe ngjarjesh tjera onlajn me titullim të përbashkët, “Nacionalizëm”, të martën dhe të mërkurën, 18-19 gusht 2020, me fillim në ora 10, që do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e organizatës. Ngjarjet janë pjesë e aksionit më të ri të CIVILit “Forumi qytetar për pjesëmarrje në krijimin e politikave qeveritare”.
Programi fillon me panel njëorësh me profesoreshat universitare Mirjana Najçevska dhe Violeta Petrovska Beshka.
Me fillim në ora 11:30, fillon paneli me Petrit Saraçinin (CIVIL) dhe Filip Stojanovski ( Metamorfozis).
Aktivistët Jane Gjorgjioski dhe Arian Mehmeti do të bisedojnë në temën në terminin nga ora 13 deri 14, ndërsa Xhabir Deralla do të mbajë prezantim publik në ora 14:30.
Në ora 15: 30 në programin është Xhevdet Hajredini, ekspert për financa dhe kolumnist.
Programi vazhdon edhe pas kësaj informate të parë për ngjarjet onlajn të CIVILit, të hënën pason publikim i agjendës së plotë.
Ngjarjet janë të mbyllura për publikun, për shkak të mbrojtjes nga koronavirusit, por do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen e CIVILit. Ato janë pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i financuar nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.