• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Seminar i CIVILIT për gazetari qytetare, procese transparente dhe përgjegjëse politike

July 18, 2020
in INFO
Seminar i CIVILIT për gazetari qytetare, procese transparente dhe përgjegjëse politike
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi vazhdon me serinë e seminareve për transparencë, antikorrupsion  dhe procese përgjegjëse politike. Seminaret janë pjesë e projektit shumëvjeçar “Objektivi qytetar” në të cilin kanë marrë pjesë më tepër se 1.200 gazetarë qytetarë, aktivistë dhe shumë tjerë të interesuar për pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje në nivel lokal dhe nacional.

Seria e re e seminareve me emërim të përbashkët “Objektivi qytetar: Qytetare(ë)t marrin pjesë, vëzhgojnë, informojnë” fillon më  25 dhe 26 korrik( e shtunë dhe e dielë), në hotelin Romantik, në bregun e liqenit të  Velesit. Seminari i kushtohet zbatimit të proceseve  transparente  dhe përgjegjëse politike. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 20, ndërsa CIVILi  ka siguruar ambient të gjerë sipas protokolleve të masave për mbrojtje nga koronavirusi.  Interesimi për këtë seminar është i madh, ndërsa pjesëmarrja është e mundur vetëm përmes aplikimit onlajn, ndërsa paraqitjet do të shqyrtohen nga komisioni tre anëtar i CIVILit.

Ky seminar është mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetaret dhe qytetarët që dëshirojnë të bashkëpunojnë me CIVILin në monitorimin zgjedhor ose në projekte tjera të organizatës.

APLIKIMI PËR PJESËMARRJE 

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e interesuar nga i gjithë vendi. Për shkak të metodologjisë së re, CIVILi do ti merr parasysh edhe aplikimet e qytetarëve që kanë marrë pjesë në ndonjë nga seminaret e CIVILit, por përparësi do të kenë ata që marrin pjesë për herë të parë. Shpenzimet për rrugë i mbulon organizata.

Në periudhë të ngjarjeve të rëndësishme politike, kur në vendin po shtohet gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme dhe dezinformatat, gazetarët qytetarë  janë ata që mund të kontribuojnë për ruajtjen e paqes dhe forcimin e proceseve demokratike.

CIVILi  u bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe pjesëmarrësve të dhe bashkëpunëtorëve të deritanishëm në seminaret për gazetari qytetare të fotografojnë, incizojnë dhe të shënojnë.

Gjuha e urrejtjes, dezinformatat, lajmet e rreme, fushata e zezë dhe korrupsioni janë temat që janë në fokusin e punës tonë. Përmes gazetarisë qytetare, qytetaret dhe qytetarët kanë mundësi të jenë kontrolluesit e punës së funksionarëve shtetërorë dhe lokalë, dhe të bëjnë presion që ata të punojnë sipas ligjeve, në mënyrë transparente dhe përgjegjëse.

Ekipi i CIVILit për komunikime

 

 APLIKIMI PËR PJESËMARRJE 

Next Post
Ordanoski: E Majta ( Levica) e shfrytëzoi rastin të promovohet si e djathtë radikale

Ordanoski: E Majta ( Levica) e shfrytëzoi rastin të promovohet si e djathtë radikale

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk